Gjendje alarmante, në Klinikën Infektive në ditën e sotme 111 pacienta janë shtrirë me Covid-19

QKUK-ja përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se në ditën e sotme 30 qershor, në Klinikën Infektive janë shtrirë 111 pacienta me Covid-19.

66 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdeshje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë./lajme365