Gjendje e jashtëzakonshme në Mamushë ( FOTO)

Në këto fotografi që po shikoni pasqyrohet gjendja e krijuar pas reshjeve të shiut dhe breshërit i cili ka rënë për 20 minuta pandërprerë pak para muzgut dje në Mamushë.

Sipas faqes zyrtare të kësaj Komune, tokat bujqësore dhe serat kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe breshërit, ndërsa edhe qarkullimi në komunikacion ka qenë i vështirësuar.