Gjermania ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Ukrainës, ndeshje e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A, në Ligën e Kombeve.
Roman Yaremchuk i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12’.
Leroy Sane i barazoi shifrat në minutën e 23’, pas asistimit të Leon Goretzkës.
Për 2-1, shënoi Timo Werner në minutën e 33’.
Për 3-1, shënoi përsëri sulmuesi i Chelseat, Timo Werner.
Pas kësaj fitoreje Gjermani pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë.
Kurse, Ukraina në vendin e tretë me gjashtë pikë./Kallxo