Gjermania kërkon nga BE hapjen e negociatave me Shqipërinë

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës në Qeverinë Shqiptare, ka njoftuar se Qeveria Gjermane i ka kërkuar Bundestagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Protestat e muajve të fundit të opozitës në Shqipëri si dhe problemet e shtetit shqiptar në luftimin e krimit të organizuar kanë vështirësuar rrugën e integrimeve evropiane të saj.