Gjest i mirë nga kaçanikasit – e qerasin me kafe gruan rome

Edhe pse u sulmua fizikisht këtë javë nga disa qytetarë, së pari në Lipjan dhe së fundmi në Ferizaj, megjithatë gruaja e komunitetit rom është mirëpritur në një qytet jo shumë larg Ferizajt.

Bëhet fjalë për Kaçanikun, qytetarët e të cilit qytet e kanë qerasur me kafe gruan rome. Këtë e ka bërë të ditur regjisori kosovar, Ben Apolloni i cili ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet se ajo është mirëpritur me kafe në këtë qytet.

“Gruan rome, qe po e rrahin shqelma neper Kosove, ne Kaçanik e qerasin me kafe siç e qerasin çdo njeri tjeter qe vjen ne kete qytet”, ka shkruar regjisori Apolloni.