Gjiganti Italian kërkon Vedat Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë kampionati italian Serie A, përkatësisht klubi AS Roma.

Klubi verdhekuq ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, i cili ka treguar formë të lartë te Fenerbahce, përcjellë Gazeta Olle.

Gjasat që transferimi të mbyllet me sukses janë solide, sipas zërave që vijnë nga Turqia.

Ndërkohë, Roma është në kërkim edhe të sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavani, i cili pritet të jetë transferimi i parë i verdhekuqëve nën epokën e kryesisë së re, e cila pritet të zëvendësojë të padëshiruarin James Pallotta.

Kujtojmë që Muriqi kërkohet edhe nga disa skuadra tjera italiane dhe angleze.

Prizrenasi pritet të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës, duke parë që para vetes ka një mundësi fantastike për të bërë hapin e madh të karrierës. /Gazeta Olle/