Gjilan: 382 raste aktive me Covid-19

382 raste me Covid-19 janë aktive në Komunën e Gjilanit.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, derisa ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave antiCovid-19, të bartin maskën të mbajnë distancën dhe higjienën personale.

“Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat”, ka shtuar ai./Express