Gjilan: Arrestohen gjashtë të dyshuar për organizim të skemave piramidale

Janë arrestuar gjashtë persona në Gjilan pasi të njëjtit dyshohet se janë marrë më organizimin e skemave piramidale.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale , kompjuter, laptop, TV dhe para kesh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.