Gjilan – Arrestohet pasi e gjuajti me armë policin

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar të dyshuarin B. M., me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së sotme, në ora 13:00 në fshatin Verbovc të Kllokotit, një i dyshuar i nacionalitetit serb ka shtënë me armë zjarri ndaj një zyrtari policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

“Idyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake, ka tentuar që t’a privonte nga jeta, të dëmtuarin Z. J., i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Gjilanit.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda fatit ligjor pritet masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan