Gjilani bindës kundër Ferizajt, Flamurtari befasoi Dritën

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të në Ipko Superligë.

Gjilani ka realizuar fitore me rezultat bindës në duel me Ferizajn, me shifrat 4:0, në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë. Tre gola për gjilanasit i shënoi Fiton Hajdari, derisa me një gol kontribuoi Tomislav Busic. Pas kësaj fitoreje Gjilani ka 27 pikë dhe renditet në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se lideri, Ballkani.

Ndërkohë, Flamurtari e ka mundur Dritën, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet. Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi Stullqaku, në minutën e 76-të.