Gjilani mposht Vushtrrinë, merr pozitën e dytë

Gjilani ka mposhtur me rezultat bindës 3-0 skuadren e Vushtrrisë në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 1-0, me golin e  Muamer smakës i cili shënoi në minutën e 34-të.

Gjilani në pjesën e dytë të ndeshjes arriti ta dërgoj topin në rrjet edhe dy herë të tjera.

Fillimisht ishte Franc Veliu i cili shënoi për 2-0 me një supergol nga godija e dënimit në minutën e 58-të.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Keita Razak në minutën e fundit të takimit, për 3-0.

Me këtë fitore momentalisht Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë, katër më pak se lideri Drita, gjersa Vushtrria është në të parafundit me 16 sosh./lajme365.com