Gjilani në mungesë të ujit të pijshëm, ministrja Dumoshi u premton pishinë olipmike

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka premtuar ndërtimin e pishinës gjysëm-olimpike dhe dy fushave tenisi në Komunën e Gjilanit.

Këto premtime, ministrja Dumoshi i shpalosi gjatë konferencës së mbajtur sot për media me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mirëpo pak muaj më parë, saktësisht në tetor të vitit 2019 drejtori i Ujësjellësit ” Hodromorava” Muhamet Suliqi. kishte njoftuar se në rast të mungesave të reshjeve atmosferike atëherë banorët që furnizohen nga Ujësjellësi “Hidromorava” do të mbeten pa ujë

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunë e Gjilanit, me ç’ rast krerëve të kësaj komuna u ka ofruar bashkëpunim për investime dhe mbështetet në fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve.

Përveç ndërtimit të pishinës olimpike dhe dy fushave tenisi, ministrja e MKRS-së ka premtuar edhe investime në Palestrën e Zhegrës, Palestrën e Sportit dhe në Stadiumin e Qytetit.

“Do ta zhvillojnë edhe tenisin dhe kemi paraparë ndërtimin e dy fushave të tenisit në Gjilan. Vitin e ardhshëm në komunën e Gjilanit do të nisim ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka premtuar edhe mbështetje në kulturë dhe rini, sidomos në mbështetet të teatrit të qytetit.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi HAziri ka potencuar gjatë konferencës se ka marrë mbështetjen e ministres Dumoshi për realizimin e projekteve të komunës në kulturë, rini dhe sporte.

Sipas tij, Gjilani po njihet për zhvillim të sporteve të ndryshme sidomos të karatesë.

“Mbështetja për renovimin e palestrës së sporteve, studimit, ndërtimin e  pishina gjysmë olimpike dhe dy fusha tenisi janë befasia që neve në Gjilan na ka bërë ministrja”, ka thënë Haziri./Kallxo.com/.