Gjimnazisti prizrenas, Fatih Karabaxhaku , përfaqëson Kosovën në Lojërat Evropiane “ Minsk 2019”

Edhe pse në moshë shumë të re, fal sukseseve fascinuese, pingpongisti nga Prizreni, do të përfaqësoj Kosovën në Lojërat Evropiane që fillojnë këtyre ditëve në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Fatihu, në këtë ngjarje sportive do të garoj individualisht për dallim nga rivalët e tij të cilët do të jenë edhe pjesëmarrës edhe në garat ekipore të shteteve pjesëmarrëse.

Ndryshe, Fatihu është nxënës i shkëlqyeshëm i “ Gjon Buzuku”, ku po i vijon mësimet në klasën e X-të, ndërsa së fundi ai ka publikuar një foto nga Minsku gjatë ditës së sotme.