Gjoshi i PDK-së: “PËRHAJËR” ORTAKËRIA KURTI – VUQIQ

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar për  propozimin e ndryshimit e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ai përmes një postimi ka thënë se Albin Kurti po krijon favore për serbët dhe Serbinë.

Postimi i Plotë:

“PËRHAJËR” ORTAKËRIA KURTI – VUQIQ
Ligji për Zgjedhje i Albin Kurtit dhe i Vetëvendosjes po krijon favore të papara për serbët dhe Serbinë.
1.
Ndryshimi i ligjit në mënyrën e propozuar nga Vetëvendosje ia mundëson qindra mijëra serbëve që të votojnë për zgjedhjet në Kosovë.
2.
Albin Kurti dhe Vetëvendosje po ua mundësojnë votimin jo vetëm serbëve që kanë jetuar në Kosovë, por edhe fëmijëve të tyre.
3.
Përmes këtij ligji, Albin Kurti dhe Vetëvendosje po e fuqizojnë Serbinë në Kosovë. Lista Serbe do t’i ketë më shumë se 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
4.
Sigurisht se ky Ligj i konvenon Listës Serbe dhe Beogradit, prandaj vetëm përfaqësuesit e LS dhe VV e mbështetën në Kryesinë e Kuvendit që ky ligj të hyjë me urgjence në rend dite. Asnjë përfaqësues tjetër shqiptar nuk i ka dhënë mbështetje në Kryesi.
Prandaj, “përhajër” ortakëria Kurti-Vuqiq në dëm të shtetësisë dhe Republikës së Kosovës./Lajme365