Gjoshi i PDK’së: Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e tij

Betim Gjoshi nga PDK, ka reaguar pas vizitës që kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, kishte në Shtërpcë, ku u pa të jetë i shoqëruar nga Cvetko Veljkovic, i cili kohë më parë kishte shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladic.

Gjoshi në reagimin e tij ka thënë se Kurti për një grusht votash është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet.

“Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet. Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë: