Gjoshi tregon qka kanë të përbashkët LDK-ja dhe LVV-ja

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se LDK-ja dhe VV-ja edhe pse nuk janë sa bashku në Qeveri, këto dy parti politike e kanë të përbashkët një gjë, e ajo është se të dyja kanë  premtuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

”LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk janë bashkë në Qeveri prej qershorit, por këto dy parti politike e kanë të përbashkët një gjë – këto e kanë premtuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.”, ka shkruar Gjoshi në Facebook, përcjell Lajme365.

Ai thotë se asociacioni me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është mbështetur në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti sa ishin në Qeveri, e po ashtu edhe LDK-ja kishte heshtur për këtë temë sa ishte në qeveri, ndërsa thotë se Kryeministri i tanishëm Avdullah Hoti në heshtje ka vendosur të merret me një temë të rrezikshme për Republikën e Kosovës..

Postimi i plotë i Betim Gjoshit:

LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk janë bashkë në Qeveri prej qershorit, por këto dy parti politike e kanë të përbashkët një gjë – këto e kanë premtuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.
Ky asociacion me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është mbështetur në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin K. sa ishin në Qeveri. Kjo është veç njëra prej arsyeve pse disa zyrtarë evropianë kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë antiamerikane të udhëhequr nga Albin K. dhe Vetëvendosje.
LDK-ja kishte heshtur për këtë sa ishte në Qeveri, por edhe sot kryeministri Avdullah Hoti në heshtje ka vendosur të merret me një temë të rrezikshme për Republikën e Kosovës.
Ky kryeministër po përgatitet të negociojë në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Asociacionin.
Sot qyetatrët e Republikës së Kosovës duhet të marrin përgjigje në këto dy çështje –
1). Albin K. dhe Vetëvendosje duhet të tregojnë se çka saktë janë pajtuar me zyrtarët e BE-së se janë në gjendje që t’i japin Serbisë si kompromis vetëm e vetëm për të marrë mbështetje publike prej tyre?
2). Avdullah Hoti duhet të kundërshtojë hapur dhe pa asnjë hezitim se nuk do të pranojë asnjë diskutim për të rihapur tema që janë mbyllur.
Thirrjet e Presidentit Thaçi për rrezikun e rihapjes të çështjes së Asociacionit duhet të alarmojnë LDK-në që ka rol prijës në këtë dialog. Kjo parti dhe aleatët e saj në qeveri janë tërësisht përgjegjës për çdo devijim.
#Mashtrues #VvLdk/lajme365.com
Tags: , , ,