Gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë

Një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve ka ndodhur pak minuta më parë. Rasti ka ndodhur te Posta kryesore, në Prishtinë.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar.

Tutje Krasniqi tha se policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.