Gjuha denigruese e politikanëve në vend të ofertave me përmbajtje

Ndonëse fushata zgjedhore akoma nuk ka filluar liderët politikë janë lëshuar në deklarata fyese, në thumbime e në akuza kundrejt njëri-tjetrit. Sipas shoqërisë civile, një fjalor i tillë mund të nxisë përplasje në elektorat, shkruan sot gazeta Zëri.

Ende pa nisur fushata zgjedhore liderët politikë janë lëshuar në deklarata që përmbajnë gjuhë denigruese. Ata po godasin njëri-tjetrin me sulme verbale, hulumtime biografike, thumbime e akuza të shpifura në vend se të shpalosin programet e partive për zgjedhjet e 6 tetorit.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se një fjalor i tillë mund të nxisë përplasje në elektorat. /Zëri/