Gjuka “aderon” në ekipin e Turiqisë

Trajneri i njohur pejan, Fabian Gjuka ka arritur marrëveshje me skuadren e “Kasiyaka Carsi Koleji”.

Këtë hap të tij, e ka konfirmuar vet trajneri Gjuka për redaksinë Peja në Fokus para pak minutash.

“Kasiyaka Carsi Koleji” është ekip i basketbollit të femrave nga Turqia, që garon në Ligën e parë të basketbollit.

Ndryshe, Gjuka deri tani ka qenë trajner në shumë skuadra, si KB12, Besa, Universiteti i Prishtinës, Bashkimi i Prizrenit e duke mos harruar asnjëherë kontributin e tij për ekipin pejan të vashave të Penzës.