Gjuriq megjithatë viziton Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka vizituar Kosovën.

Ai gjatë të premtes ka marrë pjesë në lutjet për festën e Shën Mitrit.

Ndonëse tha se vizita e tij nuk ka qëllime politike ai tha se Mitrovica është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe, raporton KTV.

Ndër të tjera, Gjuriqi tha se kjo vizitë është për çështje humanitare dhe askush nuk do të krijojë tensione.

“Kjo nuk do të duhej të ishte temë as çështje politike kur dikush nga Serbia vjen këtu. Askush nga ne nuk do tensione e as nuk do të krijojë tensione andaj tema e lëvizjes së lirë nuk do të duhej të ishte temë”, ka thënë Gjuriqi.

E për vizitën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë deklarim zyrtar. Marko Gjuriq ndër të tjera ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për serbët e Kosovës, siç tha ai, për mbijetesën e tyre.