Gjuriq: Qëllimi i aksionit të ROSU-s frikësimi dhe krijimi i panikës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se aksioni policor në veri të Kosovës ka për qëllim frikësimin dhe krijimin e panikut në mesin e serbëve. Sipas tij, në këtë aksion janë arrestuar disa persona. 

“Në mëngjes, rreth orës 6, njësitë speciale ROSU kanë hyrë nga tri drejtim në veri të Kosovës, në territoret e katër komunave, me qëllim që të frikësojnë e krijojnë panik me arrestimet, të cilat i kemi paralajmëruar dhe për të cilat ka folur presidenti ditë më parë, për të krijuar një klimë të pamundur për serbët në Kosovë”, ka thënë Gjuriq për Tanjug.