Gjykata e detyron qeverinë t’i kompensojë 95 mijë euro familjes së Diana Kastratit

Gjykata Themelore në Prizren sot mori vendim që Republika e Kosovës duhet t’i kompensojë dëmin prej 95 mijë eurove familjes së të ndjerës Diana Kastrati, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj vite më parë raporton “Zeri.info”.

Kjo gjë u bë e ditur nga avokatura “Sejdiu & Qerkini”, e cila e kishte marrë përsipër këtë rast.

Më poshtë gjeni njoftimin e avokaturës:

Familja e të ndjerës Diana Kastrati, e përfaqësuar nga avokatura “Sejdiu & Qerkini”, pas disa viteve në kontest civil për kompenzim dëmi kundër Republikës së Kosovës, sot morri lajmin se Gjykata Themelore në Prizren ka detyruar Republikën e Kosovës që ta kompensojë dëmin prej €95,000.00 që Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shkaktuar atyre duke neglizhuar rastin e vajzës së tyre të ndjerë, rrjedhimisht duke i shkelur asaj të drejtën në jetë. Ky rast është vazhdimësi e rastit të mirënjohur që familja Kastrati e fitoi kundër Republikës së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, rasti KI 41/12 (2013).

Për më tepër, shihni Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit përkitazi me këtë rast

 

Image