Gjykata e Pejës mbyllë dyert për vrasjen e dyfisht

Është mbyllur për publikun seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Avni Ademaj, ndaj të cilit Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit, nën dyshimin se ka vrarë tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.

Vendimin për mbylljen e seancës dëgjimore e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, i cili ka thënë se seanca paraprake nuk është publike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avni Ademaj po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.

Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj. /BetimipërDrejtësi