Gjykata ia ndalon zyrtarit të Nismës, Haxhi Hotit t’i afrohet Albin Kurtit

Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të vendosur një muaj paraburgim ndaj Haxhi Hotit, ish-kandidatit për deputet nga Nisma Socialdemokrate.

Kjo kërkesë nga prokuroria erdhi pas masës së arrestit 48 orë, kjo pasi Hoti javën e kaluar e kishte kërcënuar me vrasje liderin e VV-së, Albin Kurti.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënësja për media në Gjykatën Themelore.

Gashi, po ashtu deklaroi se ndaj personit në fjalë është vendosur masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar.