Gjykata Kushtetuese: vendimi i Presidentit nuk është në kundërshtim me kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar kushtetshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. 

Kushtetuesja gjatë ditës së sotme ka mbajtur një seancë shqyrtuese, ku ka nxjerrë disa vendime.

Gjykata ka konstatuar se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me kushtetutën.

“- Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 2 nënparagrafit 1 të Kushtetutës, të

neneve 29 dhe 30 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave

59 (a) dhe 67 të Rregullores së punës, vendosi:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme për shqyrtim në merita;

II. TË KONSTATOJË se Vendimi nr.57/2019, Vendimi nr.58/2019, Vendimi nr.59/2019, Vendimi nr.60/2019, Vendimi nr.61/2019, Vendimi nr.62/2019, Vendimi nr.63/2019, Vendimi nr.65/2019, të 28 marsit 2019 të Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës.”, shkruhet në vendim, raporton RTK.