Gjykata merr vendim për rreshterin pejan që rrahu kolegen e tij

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që rreshteri Senad Hamziç që dyshohet se ka rrahur kolegen e tij, nuk do të qendrojë në paraburgim, raporton INSAJDERI.

Burime brenda Gjykatës i kanë thënë Insajderit se kjo Gjykatë ka vendosur që ai të qendrojë një muaj në arrest shtepiak.

Ky vendim është marrë në një seancë që është mbajtur dje, por që Gjykata pa ndonjë shpjegim publik, kishte vendoaur që ta mbante pa praninë e mediave.

IPK kishte njoftuar se me gradën e rreshterit, Hamziç, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”.

Pas kësaj, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, e cila është zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.