Gjykata në Prizren vendos për të riun i cili sulmoi baban e tij

Gjykata Themelore në Prizren, sipas kërkesës së Prokuroris Themelore të Prizrenit  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale V.Xh. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), thuhet nënjoftim trasmeton Lajme365.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.04.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 11.05.2020.

Sipas njoftimit  i pandehuri me datën 11.04.2020 rrethë orës 18:00, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij, i shkakton lëndim tē lehtë trupore dhe përkohësisht e dëmton shëndetin e tē dëmtuarit me iniciale Sh.Xh., babait të tij në atë mënyrë që pas një mosmarrveshje që kishte një ditë para incidentit me të dëmtuarin për shkak të një kontesti pronësor, ditën e incidentit i pandehuri në pronën kontestuese e pren një hardhi rrushi pastaj reagon i dëmtuari duke i thënë ” pse po e pren hardhin ” ku fillimisht fjalosen mes veti pastaj i pandehuri e sulmon fizikisht në prezencën e nënës së tij të dëmtuarin duke e goditur me grushta në pjesën e kokës dhe nga goditja e marrë i njejti rrëzohet në tokë, me të cilin rast të njejtin i shkakton lëndime të lehta trupore, në pjesë të kokës, lëndime këto të konstatuara nga raporti mjekësor të Qendrës Emergjente në Prizren,përfundon njoftimi./lajme365.com