Gjykata Speciale fton edhe një ish- epror nga Zona e Llapit

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtar i UÇK-së.

Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa, është i ftuari i radhës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, transmeton Klan Kosova.

”Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.
Edhe ky, si të gjithë të ftuarit e tjerë, do të dalin faqebardhë”, shkruan Gucati.