Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një pjesëtar të UÇK-së në intervistë.

Ish- pjesëtari i UÇK-së, tani veteran i luftës, Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati në Facebook.