Gjykatësi Kosovar i infektuar me COVID-19 tregon ferrin që përjetoi

Gjykatësi i krimeve të rënda në Gjykatën e Prishtinës, Beqir Kalludra ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Në një lidhje direkte në emisionin Frontal të T7, Kalludra ka treguar për gjendjen e tij.

Kalludra ka treguar se është testuar më nëntë korrik dhe se ka pritur për rezultate deri më 12 korrik. Thotë se nga ajo ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më 9 të këtij muaji jam testuar dhe kam pritur për rezultate deri më 12. Nga data 9 e deri më 13 korrik, kam pas gjendje të rëndë shëndetësore. Probleme me mushkëri, ethe dhe djerësistje të pafundme. Më është dasht me i ndërru pizhamet disa herë natën”, ka thënë Kalludra.

I pyetur nëse e di se ku është infektuar, Kalludra tha se personi në të cilin dyshon nuk e ka ditur se është i infektuar.

“I kam dyshimet e mia, po ai person që unë dyshoj në të nuk e ka ditur që e ka virusin.

Ai ka falenderuar stafin e Klinikës Infektive, ku edhe po trajtohet, për kujdesin që kanë treguar për të, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Jashtëzakonisht mirë janë kujdesur për mua dhe gjithë të tjerët. Ka qenë një përvojë e tmerrshme edhe e rëndë edhe të qon te të menduarit se s’ki mundësi me jetu. Ne duhet t’i dëgjojmë udhëzimet e IKSHP’së. Distancimi fizik, mbajtja e maskës, ndalimi i tubimeve dhe larja e duarve janë prevantiva më e mirë”, ka deklaruar Kalludra në T7.