Gjyqtarët për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës

Gjatë mesjavës (e mërkurë dhe e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në sfidat përkatëse.

Lideri Drita luan të mërkurën si mysafir i Vushtrrisë që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, ndërsa gjyqtar i këtij takimi është Kreshnik Vula.