Goditet me veturë një vajzë në Pejë, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës njofton se një vajzë nga Peja është dërguar në QKUK, pas lëndimeve trupore që ka marrë pasi që është goditur nga një veturë.


Policia njofton po ashtu se lidhur me rastin që ndodhi dje, është arrestuar edhe një person.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren  viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore.  Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.