Goli i Rashicës ndër 5 golat më të bukur në Bundesligë

Mediumi “FOX Sports Asia” ka zgjedhur top-pesë golat më të mirë të javës së dhjetë në Bundesligë.

Në mesin e tyre është përfshirë edhe goli i futbollistit nga sulmuesi i Kosova, Milot Rashica, i cili shënoi një gol të bukur për Werder Bremenin në barazimin 2:2 ndaj Freiburgut.

Me katër gola të shënuar deri më tani, 23-vjeçari është duke u treguar vendimtar për skuadrën nga Bremeni.

Golat tjerë që janë të përfshirë janë Goncalo Paciencia (Frankfurt), Christopher Nkunku (RB Leipzig), Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe Robert Skov (Hoffenheim).