Grabitet një market i një pompe në Pejë

Një market i një pompe derivatesh ka qenë cak i grabitjes në Pejë.

“Fsh. Zahaq, Pejë, 23.03.2021 – 05:16. Dy viktimat meshkuj  kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në pikë të karburanteve, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në market dhe nga aty kanë arritur të grabitin një shumë parash të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.”-thuhet në raportin policor.