Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar të dyshuarin për grabitjet e fundit në Prishtinë, të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve të zjarrit.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është 19-vjeçari, Riad Sopjani.
I dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.
“Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. /Telegrafi/