Graçanicë: I vihet flaka billbordit “LIRIA KA EMËR”

Ditëve të fundit një billboard “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa, është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Në orët e para të mëngjesit këtij billboardi iu është vënë flaka. Në vend të ngjarjes kanë dalë policia që e ka rrethuar me shiritë vendosin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht të njejtët nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën./Express