Greqia kërkon dëmshpërblim nga Gjermania

Greqia i ka dërguar Notë Verbale Gjermanisë me kërkesë për mbulimin e dëmshpërblimit.

Kërkesa për dëmshpërblim e Greqisë lidhet me pasojat të cilat ky shtet i ka përjetuar gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore si pasojë e pashtimit nga Gjermania.

Mediat perëndimore raportojnë Notën Verbale për dëmshpërblim, Ministria e Jashtme Greke ia ka dorëzura Ministrisë simotër të saj në Gjermani.

Raportohet se pjesë e kërkesës për dëmshpërblim është edhe kompenzimi i dëmeve materiale dhe jomateriale të cilat kanë lindur gjatë pushtimit gjerman, kompenzimin e dëmeve nga plaçkitja e të gjeturave arkeologjike dhe kthimi i tyre sikurse edhe i pasurisë tjetër kulturore.

Kërkesa për kompenzim të dëmeve kap vlerën prej 300 miliardë eurosh. Gjermania nga ana tjetër është duke refuzuar pretendimin e shtetit helen me arsyetimin se në vitin 1960 Gjermania i ka paguar Greqisë dëmshpërblimin prej 115 milionë markash gjermane.

Parlamenti Grek gjatë muajit Prill kishte miratuar propozimin për dorëzimin e kërkesës për kompenzimin e dëmeve të cilat shteti grek pretendon t’i jenë shkaktuar nga Gjermania gjatë dy luftërave botërore.