Gruaja e verbuar nga xhelozia s’njeh veten në foto, i ngul burrit thikën se dyshon për tradhti

E verbuar nga xhelozia, ajo nuk e dalloi se ishte vetë ajo në fotografi, dhe mendoj se burri kishte një të dashur.

Një grua e tërbuar nga xhelozia e theri burrin e vet disa herë me thikë, pasi që mendoi se ai e ka tradhtuar me një femër tjetër, shkruan “DailyStar”.

Ajo pa disa fotografi të tija me një grua tjetër, por me sa duket ishin fotografi të tyre, kur gruaja kishte qenë më e re.

Autoritetet lokale e kanë prezantuar sulmuesen si Leonora N, nga Meksika.

Ajo ka shkaktuar plagë të shumëfishta me thikë ndaj burrit të saj Juan N, pasi zbuloi fotografitë në celularin e tij.

Burri, i cili me mezi arriti të largoj thikën nga ajo, i shpjegoi se ato fotografi ishin bërë kur të dy ishin më të ri dhe të dobët.

Ai i tregoi gruas se i kishte digjitalizuar fotografitë që t’i ruaj në telefon.

Fatmirësisht policia arriti në skenë pasi fqinjët lajmëruan policinë sepse dëgjuan zhurma dhe britma nga shtëpia e tyre.

Mediat lokale raportuan se gruaja është e arrestuar, dhe në pritje të akuzave.