Gruaja rrah infermieren në Prizren

Një motër medicionale në Prizren ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, ajo është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës, njofton policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur, njofton Zyra për Informim e Policisë Rajonale në Prizren.