Grupet punuese VV-LDK përmbyllin pikat programore, marrëveshja përfundimtare – në duart e liderëve politikë

Ka përfunduar takimi ndërmjet grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së, për harmonizimin e programit qeverisës.

Pas takimi para medieve foli Avdullah Hoti, i cili tha se ky është takimi i fundit i grupeve punuese dhe se kanë arritur të përmbyllin të gjitha pikat programore.

Ai tha se tashmë i mbetet liderëve politikë që të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverise.

“Ky është takimi i fundit. Kemi arritur t’i përmbyllim të gjitha pikat programore dhe ne jemi të gatshëm që këtë marrëveshje të ofrojmë liderëve politikë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve që t’ua dërgojmë liderëve politikë për konkretizim”, tha ai.