Grupi në Kosovë që sfidon vendimet kundër COVID-19

Një grup në rrjete sociale nga fotografitë që ka siguruar KALLXO.com dyshohet se nuk është duke i përfillur masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në këtë grup qytetarët njoftohen se kush ka për të udhëtuar në relacione të caktuara me veturë dhe njofton për vendet e lira që ka në veturë.

Siç dihet sipas vendimit të qeverisë nuk lejohet udhëtimi me veturë  i shumë personave dhe vetëm nëse janë të së njëjtës familje.

Në këtë grup shihet se anëtarët aty njoftohen për kohën e nisjes dhe vendet e lira për të udhëtuar bashkë me veturë.

Po ashtu në të njëjtin grup ka edhe anëtarë që tërheqin vërejtjen se nuk rekomandohet që të udhëtohet derisa një gjë e tillë nuk lejohet edhe me tutje për shkak të masave anti-COVID-19.