Borussia Dortmund ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Sttutgart me rezultat 2-3.

Ishte një ndeshje ku verdhezinjtë u desh të bënin rikthim për t’i marrë tri pikët, pasi ishin në disavantazh në fillim.

Erling Haaland çuditërisht nuk shënoi në këtë takim, por norvegjezi bëri gjëra të tjera për të kontribuar në fitore, siç ishte asistimi tek goli i tretë.

Gjithsesi ajo që ka bërë Haaland në këtë ndeshje, është rekordi i thyer për shpejtësinë më të madhe këtë edicion në Bundesliga.

20-vjeçari gjatë një kundësulmi të Dortmundit ka vrapuar me shpejtësinë më të madhe prej 36,04 kilometrave në orë.

Reprezentuesi norvegjez e theu rekordin e francezit Marcus Thuram që kishte vrapuar 35,97 km/h.

Vrapiimi i Haaland është bërë viral në rrjetet sociale, pasi shumë tifozët po shkruajnë se norvegjezi është krijuar në një laborator, duke e parë të pamundur me gjatësinë që ka të ketë atë shpejtësi të jashtëzakonshme.

Vlen të theksohet se Haaland këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka 33 gola të shënuar dhe 10 asistime. /Telegrafi/