Hajnat grabisin edhe një pompë benzine në Pejë

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur në një pompë derivatesh në qytetin e Pejës, me ç’rast janë vjedhur para dhe duhan.

Raporti 24 orësh policor njofton se grabitja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Nexhat Basha” në Pejë, e që rastin e kanë paraqitur dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë të pompes së derivateve.

Sipas tyre, dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

Rikujtojmë se, kohëve të fundit në qytetin e Pejës janë shpeshtuar rastet e tilla.