Hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti

Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, tash e gati tre muaj ka nënshkruar me dhjetëra tenderë e kontrata për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e Koronavirusit. FaktePlus ka siguruar kontratat që janë bërë gjatë kësaj kohe. Në këto kontrata shihet se si janë fryrë çmimet dhe si janë favorizuar kompanitë me çmime më të larta.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kuti tashmë ka mbushur 100 ditë. Si shef qeverie gjatë tërë kësaj kohe Kurti nuk ka pushuar së foluri për luftën ndaj korrupsionit, dhe ndaljen siç e ka quajtur “gjakderdhjes financiare”.

Mirëpo, Kurti nuk ka ndalur fare keqpërdorimin, mashtrimin dhe “gjakderdhjen financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia.

Në këtë institucion dyshohet se janë bërë dallavere të mëdha me tenderët gjatë kësaj kohe të pandemisë.

FaktePlus ka siguruar dhjetëra tenderë që janë zhvilluar tash e tre muaj në Ministrinë e Arben Vitisë.

Kontratat dhe tenderët që janë nënshkruar nga Vitia gjatë kësaj kohe, zbulojnë të zezat që janë bërë aty.

Ajo që vërehet më së shumti në këto kontrata dhe tenderë është se furnizimet më të mëdha me materiael shpenzues dhe pajisje medicionale për koronavirus janë bërë nga Kina dhe India.

Për më tepër furnizimet që janë bërë me materiale shpenzues për koronavirus kanë çmime shumë më të larta se në tregun e Kosovës.

Çmimet janë rritur më së shumti në blerjen e dorëzave, maskave, thasëve për kufoma e produkte të tjera.

FaktePlus ka siguruar dokumentet e kontratës, dokumentacionin për  tenderin dhe procedurën zhvilluar me 28.02.2020 për COVID-19.

Për këtë tender kanë ofertuar vetëm dy kompani.

Ofertat e dy kompanive ofertuese ishin:

“Agani” me çmim 14 mijë e  311 euro dhe  “Made Kos” me çmim 94 mijë e  401 euro. Në këtë tender fitues është shpall kompania “Made Kos” e cila ishte më e shtrenjtë për 80 mijë euro.

Fitues është shpallur kompania N.SH.T “Made Kos” që çmimin për një maskë respirator e ka 8.50 euro. Në kontratë nuk saktësohet prodhuesi, por vetëm qyteti apo shteti (SHENGJIE MASK, CHINA), derisa kompanitë në Agjencion të Barnave dhe Produkteve Medicionale janë të obliguar të regjistrojnë prodhuesin.

Çmimet në procedurën e datës 28.02.2020:

Respiratory Maska FFP2, çmimi 8.50

Veshje mbrojtës, çmimi 7.00,

Mburojë për fytyrë, çmimi 5.60,

Dorëza, çmimi 0,06,

Dezinfektues, çmimi 6.00,

Termometër Infra të kuq për ballë, çmimi 23.50 euro.

Kurse në dokumentacionin për procedurën e tretë të zhvilluar me 16.03.2020, për COVID-19 , kanë konkurruar tre Operator Ekonomik,1. N.SH,T. “NERAMED ; GENIUS KOSOVA”,  2. N.SH.T”MADE KOS”, 3. “LIR-MED” SH.P.K. të cilëve iu ndahen  pjesët (Lotët) e ofertës mes vete, të gjithë përfitojnë në këtë procedurë.

N.SH.T. ‘NERAMED ; GENIUS KOSOVA’ shpërblehet me kontratë për;

Lot 1 në vlerë 203.745 Euro,

Lot 2 në vlerë 24.000 Euro,

Lot 3 në vlerë 32,000 Euro,

Lot 4 në vlerë 32,000 Euro,

Lot 5 në vlerë 2,500 Euro.

“MADE KOS”  shpërblehet me Lot 8 në vlerë 28.500 Euro,

“Liri Med” shpërblehet me Lot 5 në vlerë 28,320 Euro.

Vlera totale e kontraktuar 351,065Euro.

Çmimet në procedurën e tretë datë 16.03.2020:

RespiratoryMaska 7.99 euro,

Veshje mbrojtës 8.00 euro,

Syze mbrojtës 2.50 Euro,

Mburojë për fytyrë 4,72 Euro,

Çarçaf për një përdorim 2.85. Euro.

Në kontratë nuk saktësohet prodhuesi, por vetëm shteti –Kina.