Hajredin Kuçi: PDK lokomotivë e proceseve

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar gjuhën vulgare dhe veprimet arrogante të përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kuçi ka theksuar që veprimet e tilla nuk i pranojnë qytetarët e Kosovës, ndërsa u shpreh i bindur se PDK do të dalë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

”Morali i qytetarëve të Kosovës nuk i pranon disa veprime. Kosova dallon pozitivisht edhe prej Shqipërisë edhe prej të gjitha vendeve tjera. Një fjalor vulgar i vrazhdë, nuk është i pranueshëm. Skena politike e ka bërë një traditë të mirë në kuptimin e konfrontimit të ideve. Secili nga ne edhe në premtimet elektorale e di që pas datës 6 duhet të bashkëpunojë me dikë. E dinë që jeta nuk përfundon më 6 tetor. Ftoj partitë politike të mos jenë azil i konfrontimeve të tilla. Nuk e amnistojë asnjë veprim të tillë që herave të tjera të mos ndodhë më”.

”PDK do t’i fitojë zgjedhjet, lista e saj bartësi i listës, njerëzit, e kaluara e saj, pritjet e qytetarëve, por edhe sfidat që e presin Kosovën askush më mirë se PDK s’mund t’i dalë ballë. PDK është lokomotivë e proceseve, me PDK-në ka dalë mirë edhe liria e Kosovës, edhe Pavarësia edhe shtet-ndërtimi, edhe marrëveshja përfaqe dhe reformat tjera rrënjësore në shoqëri dalin mirë me PDK-në. Askush s’mund ta zhdukë prej skenës politike PDK-në”.

Kuçi në Zonën Zgjedhore pohoi se se nuk e shohin ndonjë subjekt tjetër rivalë në këtë garë zgjedhore, pasi pas zgjedhjeve secili e di që do të bashkëpunojë me dikë.

”Skena politike është nda në pesë vende dhe secili është rivalë por edhe secili është partnerë. Secili as nuk e shan shumë PDK-në por as nuk e afron shumë e ruajnë një partneritet, dhe partia më e madhe duhet të sillet më së miri. Ne kemi punuar shumë, PDK është shembull për të mirë, njëjtë ka qenë edhe LDK në opozitë, AAK kohëve të fundit pati filluar. PDK në zgjedhjet lokale të vitit 2000 nuk ka pasur sjellje të tilla. Asnjëherë PDK nuk do ta bëjë veprime që do ta dëmtonte qytetarin, institucionin, që e dëmton Kushtetutën apo ligjin. Cilido rol që ta kemi, kurrë s’do të bëjmë veprime të tilla, ne se kemi në kokë ndonjë veprim të tillë”. /Klan Kosova/