Nuk është i zakonshëm shkarkimi i Bahrim Shabanit nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Duket se gjithçka lidhet me votën e Grupit 6 Plus në rrëzimin e Qeverisë Kurti. Bahrim Shabani është pjesë e partive që përfaqësojnë komunitetin boshnjak.
Rasim Demiri që përfaqëson këtë komunitet në Parlamentin e Kosovës kishte votuar pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Kurti me të shkarkuar zëvendësministrin nga radhët e komuniteti boshnjak e ka zëvendësuar atë me një zëvendësministër tjetër brenda pak minutave.
(DOKUMENT) Kurti ” për 5 minuta ” e zëvendëson zëvendësministrin e shkarkuar
Në këtë pozitë është emëruar Fridon Lala, që është njeri i deleguar nga deputeti Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komuniteti rom, me saktë nga partia IRDK, por që është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së në fillim të sesionit të Kuvendit të Kosovës.