Halimi: Jam pro shkëmbimit të territoreve, do të ndodhë!

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se kaherë është shprehur pro shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se marrëveshja është e mundur nëse bëhet me ndarje etnike, transmeton ‘Klan Kosova’.

“Kemi pasë përafrim, besoj se ajo marrëveshja ka kaluar, nuk ka këtu opsione tjera. Liria na varet direkt nga prania amerikane. Kush na garanton neve që nesër Serbia nuk bëhet pjesë e NATO-s? Nëse Serbia e tradhton Rusinë kësaj radhe e tradhton në shpinën tonë”.

“Pavarësia nuk është e përjetshme, ndodh okupimi që habitesh. Siria ka qenë me paqen më të qëndrueshme në rajon, në Ukrainë kanë ndërruar gjërat. Nëse dikujt i ngutet jemi ne dhe e kemi opsionin që po kalon nëpër parime nacionaliste. Shkëmbimi i territoreve do të ndodhë”.