Halimi: Nisma nuk e kalon pragun

Fisnik Halimi, ekspert i sondazheve mendon se Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do e kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Jo, Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun as në zgjedhjet e kaluara. Realisht Nisma edhe në zgjedhjet e kaluara i ka gjeneruar më pak se 20 mijë vota si Nisma’, tha Halimi në Pressing.

Sipas tij, Nisma arriti të hyjë në parlament falë AKR’së dhe PD’së me të cilat ishte në koalicion parazgjedhor.

“Për shkak të AKR’së dhe mduket ka qenë dhe një parti e tretë. Nisma si Nisma është 2.2 për qind qe një kohë të gjatë’, tha Halimi./Express