Haliti: Qysh kam me votu prej Pogradecit, nuk jam i punësum me punu edhe të shtunave dhe të dielave

Xhavit Haliti, ka thënë se nuk është i punësuar të punojë edhe të shtunave dhe dielave.

Ai ka thënë se nuk e ka ditur se ka seancë për votimin e presidentit.

“Nuk e kam ditë se nuk më ka thanë kërkush, jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit. Unë nuk jam i punësum me punu edhe të shtunave dhe të dielave”, ka thënë Haliti në KlanKosova.