Hamiti: Kush kë në vendin tonë e ka marr më shumë në qafë, Drilon Gashi apo Drilonat tjerë?

Teologu i njohur dhe Doktori i Shkencave Islame pranë Universitetit të Prishtinës, Xhabir Hamiti, ka dalë në përkrahje të imamit nga Peja, Drilon Gashi.

Imami Gashi ditë më parë ishte shkarkuar Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura me arsyetimin e se ka shkelur librin e shenjtë Kuranin dhe traditën profetike.

“Mr. Driloni mund të ketë gabime në qëndrime dhe shtjellime, siç edhe mund të ketë çdo njëri nga ne,. Mirëpo, hipotezat e Imamit Drilon, ja po e zëmë edhe të gabuara, në asnjë mënyrë nuk i orientojnë dhe nuk i çojnë të rinjtë dhe të rejat tona në drejtim isisian dhe atë kamikaz”, ka shkruar Teologu Xhabir Hamiti, duke kritikuar çasjen e BIK të treguar ndaj imamit nga Peja.

“Personalisht do të përkarhi çdonjërin i cili në mendimet dhe qëndrimet e tij interpretuese fetare është vetvetja, me fjalë tjera i cili është autokton dhe nuk është peng i ideologjive të jashtme me agjenda politiko- fetare, të cilat në vendin tonë, si dhe në gjithë trojet shqiptare, u mbështeten dendësisht dhe masivishtë pas luftës!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në rrjete sociale.

“Tani, kush kë në vendin tonë e ka marr më shumë në qafë!? Drilon Gashi apo Drilonat tjerë?”, ka pyetur Hamiti.

Ky është postimi i plotë i Xhabir Hamitit: